Tropoja, vendi i pasur me gështenja, kultivuesit: Nuk ka treg shitje, çmimi i ulët

Tropoja është një ndër zonat me papunësinë më të madhe. Absurdi qëndron në faktin që ndonëse rreth 70% e popullsisë ka në pronësi parcela gështenjash, sërish varfëria është e madhe.Motivi është mungesa e tregut, çka gjeneron të ardhura të pakta për shkak të çmimit të ulët që shitet dorë e parë.“Tani në fillim shitet me 100 lek të reja kilogrami. Pretendohet që ta rrisim edhe pak. Problemi është se mungon organizimi se ku do ti çojmë, ku do ti shesim. Vijnë vetëm njerëz të cilët i mbledhin për ti shitur dhe për të nxjerrë fitimet e tyre.Cilësia është e mirë por shitja është shumë e dobët.”- kështu shprehen disa nga mbledhësit e gështenjave.Në kohën e monizmit, gështenja tregtohej në të gjithë Evropën Perëndimore, deri në Kanada, ndërsa sot që rrugët janë të hapura dhe flitet rëndom për bashkëpunime tregtare, nuk gjendet tregu që mund të jetë kaq domethënëse për nivelin e jetesës së fermerëve të Tropojës./nzh/oranews online/