Gjylameti: Stop investimeve përsa kohë s’kemi paguar investimet e kaluara

Mesa duket ende do të presim për të pasur investime publike në vend. Këtë fakt e ka deklaruar deputetja e Partisë Socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti. Në një intervistë për Ora News me gazetaren Jonida Shehu, Gjylameti ka deklaruar se politika e qeverisë për invëstimet është: “Stop investimeve përsa kohë nuk kemi paguar investimet e para”.“Një borxh shumë i madh ndaj bizneseve, që kishin kaluar në kolaps ekonominë shqiptare. Gjithkush i kishte borxh dikujt tjetër. Shteti ishte borxh bizneseve të mëdha, me ato lloj investimesh infrastrukturore pritej shiriti, pavarësisht nëse kishte mundësi apo jo. Ne kemi një politikë tjetër, stop investimeve përsa kohë ne nuk kemi paguar investimet e para. Nuk mund të bëhen, investime pa patur para në buxhet dhe pa shlyer ato borxhe që janë akumuluar ndër vite. Ky kolaps po tejkalohet dhe me shlyerjen e para të borxheve, ekonomia po merr frymë”, tha Gjylameti.“E kemi rritur nivelin e borxhit për të shlyer ato borxhe që ndër vite i kishin vënë lakun në fyet ekonomisë shqiptare, -tha Gjylameti- dhe kjo ishte e vetmja politikë që mund të bëhej në ato momente”E pyetur drejpërdrejt për ekonominë familjarë, për atë që edhe i shqetëson dhe prek më shumë shqiptarët Gjylameti tha:“Trendi i konsumit nuk ka rënë. Ajo që tregon nëse efekti po shkon drejt ekonomisë familjare, nuk është në rënië. Ka momente të cilat çdo familje reflekton mbi cfarë do të investojë. Paniku që shkaktojnë politika të caktuara, të çojnë drejt asaj që është konsumi me pak dhe kursimi më shumë, por trendi i konsumit nuk ka rënie.”Ndërsa për rritjen e investimeve, Gjylameti dha se sektori i energjisë është ai që ka thithur më shumë investime të huaja.Intervista e plotë e Blerina Gjylametit në Ora News