Shkolla e shkatërruar e Topojanit në Bulqizë, Malaj: Përgjegjësia e vendorëve

Bulqizë – “Topin e mban ai që i ngec”, kështu duket rasti i shkollës 9-vjeçare të Topojanit në Bulqizë, ku mësojnë mbi 50 fëmijë të grupmoshave të ndryshme. E bërë publike më 6 tetor në “Ora Neës”, për Ministrinë e Arsimit është kompetencë e vendorëve, kryesisht Komunës dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore.“Për çdo vit bëhet palnifikim dhe është Komuna dhe bashkia që duhet të bëjë programin dhe preventivin që duhet ti sjellë Ministrisë dhe Ministria ta zbatojë”, shprehet zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj.Për zv/Ministren e Arsimit, Nora Malaj, fëmijët duhet të sistemohen në një ambient tjetër, detyrë që ia faturoi Drejtorisë Rajonale Arsimore.“Institucionet e shkollave si ndërtesa janë në varësi të Pushtetit Lokal. Është bisëduar me Drejtorinë Rajonale për të marrë vendimmarrjen dhe është detyrë e Drejtorisë Rajonale që fëmijët të vazhdojnë në një ambient tjetër deri në momentin që të rregullohet gjendja e shkollës”, theksoi MalajEnde sot këta fëmijë mësojnë në këtë ambient, ku edhe bagëtitë do të ndjenin neveri po të liheshin brenda.shkolla-topojan Aktualisht godina e shkollës së re, ndonëse ka përfunduar nuk është pajisur me banka e stola, ndërkohë që kryekomunari nuk pranon të flasë për këtë çështje, ndërsa Drejtoria Arsimore ia pason Komunës përgjegjësinë.Bulqizë, fëmijët mësojnë me rrezikun mbi kokë, shkolla në gjendje alarmi/nzh/oranews online/