"Të gjitha shkollat, me regjistra të rinj, i botoi e njejta firmë prej 4 vjetësh"

Tiranë – Të gjitha shkollat e vendit do të pajisen me regjistrat e rinj për nxënësit, të një formati të aplikuar për herë të parë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur sot se “prej disa ditësh Drejtoritë Arsimore Rajonale në gjithë vendin janë duke tërhequr regjistrat dhe shkollave nuk u ka munguar dhe nuk do t’u mungojë asgjë për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Regjistrat e rinj pasqyrojnë në format sistemin e ri të vlerësimit të nxënësve të aplikuar për herë të parë këtë vit të shkollor.”Kësisoj, MAS ka kundërshtuar edhe denoncimin publik të Partisë Demokratike, sipas së cilës, regjistrat mungojnë dhe arsyet lidhet me tenderin e tyre dhe interesat klienteliste të qeverisë.Por, MAS ka bërë të ditur se “kompania fituese e prokurimit “Blerje regjistra shkollor për sistemin arsimor parauniversitar”, “ILAR’’ sh.p.k me administrator Z. Ilir Lleshi ka fituar prokurimin e këtyre mallrave përkatësisht edhe në vitet 2010, 2012, 2013.PD keqinformon edhe kur thotë se regjistrat do paguhen nga shkollat, ndërkohë që si edhe në vitet kur ka qeverisur PD regjistrat nuk shiten, por i ofrohen pa pagesë çdo shkolle publike në vend.”ar.sh/Oranews.tv