'Zbutet' kryeministri Vuçiç: Me bisedime bëhet zgjidhja e problemeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2014, 08:07
Serbi- Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia dhe Shqipëria të gjitha problemet duhet t’i zgjidhim me anë të bisedimeve.Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të dielën biseduan ne telefon dhe ranë dakord që Rama ta vizitojë Beogradin më 10 nëntor.Fillimisht ishte planifikuar që Rama të shkojë më 22 tetor, por vizita e tij u vu në pyetje pas incidentit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri.“Ne kemi nevojë që të zgjidhim të gjitha problemet duke folur, por nga ana tjetër, qeveria serbe është dashur të tregojë që nuk lejon përbuzjen e shtetit dhe popullit të saj”, tha Vuçiç për "Blic".