Mazniku: Regjistrimi i studentëve deri me 27 tetor, por mund të shtyhet afati

Tiranë - Afati i regjistrimit të studentëve në universitete do të jetë data 27 tetor, por nëse do të hasen probleme të mëdha gjatë regjistrimit të tyre, mund të ketë një shtyrje përtej afateve të përcaktuara deri tani nga Ministria e Arsimit.Lajmin e ka bërë të ditur zv/ministri i MAS, Arbian Mazniku, gjatë një interviste në RTV “Ora News”, në emisionin emëngjesit “Ditë e re”, me gazetarin Enkel Demi, i cili tha se asnjë student nuk do të humbë vitet e arsimit për çështje afatesh.“Angazhimi i Ministrisë së Arsimit dhe i bërë publik nga Ministrja Nikolla disa here, është që nuk do të lëmë asnjë student që të humbasë vite jetë dhe angazhimin e tij për çështje afatesh. Por nga ana tjetër afati nuk vijon dot pafund. Deri tani do funksionojë me skenarin e datës 27 tetor, në qoftë se me datë 27 tetor do të shohim që ka probleme madhore, do t’a rishikojmë këtë datë. Në fillim të skenarit ishte data 20 tetor, si rrjedhim të faktit që u vërtetua që një pjesë e studentëve të “Vitrinës” nuk kishte lista notash, ne morëm përsipër digjitalizimin e të gjithë regjistrave të studentëve të këtij universiteti.Gjatë intervistës zv.Ministri i MAS deklaroi se janë bërë një sërë kallzimesh penale ndaj universiteteve të cilat u mbyllën për mungesë dokumentacioni, por edhe gjatë procesit janë bërë denoncime të vazhdueshme për shkeljet që janë hasur.“Përgjegjësia kryesore është e universiteteve që u mbyllën, për të cilët kemi bërë disa herë kallzime penale disa herë. Sa herë që kemi gjetur një shkellje të re, kjo i është bërë me dije edhe Prokurorisë. Që në momentin e parë pas raporti që çoi në mbylljen e tyre është bërë denocimi, edhe gjatë procesit të menaxhimit të situatës së mëpasme janë bërë disa kallzime të vogla, për gjithë procesin e mbajtjes se dokumentave zyrtare, për mashtrim , për fallsifikim të dokumentave. Përgjegjia është e universiteteve, por edhe e studentëve deri diku, sepse ne momentin që hynë në marrëdhënie me një faktor duhet të sigurohet”.Mazniku tha se procesi ka vazhduar në parametrat e duhur, por bëri të ditur se gjatë procesit kanë ndeshur me probleme të ndryshme, me një grup të madh studentësh, të cilët nuk kanë pasur numrat e matrikulimit, gjë që e bën të vështirë vërtetimin e tyre që kanë ndjekur arsimin e lartë.“Pjesa më e madhe e studentëve janë regjistruar. Ka pasur një grup të madh njerëzish që kanë pasur probleme me numrat e matrikulimit. Numri i matrikulimit është numri që i lëshohet studentit në momentin që regjistrohet në universitet, që vërteton që studenti është regjistruar dhe që e ndjek gjatë gjithë viteve të studimit. Ka pasur grupe të cilët nuk kanë pasur një numër matrikulimi dhe që është tepër problematik. Bëhet shumë e vështirë për të vërtetuar që ky ka qënë një student”.Por me gjithë problemet e konstatuara në domentacionet e studentëve, Mazniku bëri të ditur se më pak se 300 studentë do të mbeten pa u regjistruar në arsimin e lartë, nga 6 mijë që janë gjithsej.“Në të dhënat tona paraprake grupi i studentëve që nuk kanë numër matrikulimi, që do të ngelen jashtë sistemit është më i vogël se sa 300 studentë nga 6 mijë gjithsej”.