Daçiç-Ashton takim lamtumire: Takimi rajonal i 23 tetorit mund të shtyhet
Beograd- Shtyrja e vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama për në 10 nëntor, mund të rrezikojë mbajtjen e takimit rajonal të Ministrave të Jashtëm, Ekonomisë dhe Financave me përfaqësues të Komisionit Europian, i cili ishte planifikuar për tu mbajtur në 23 tetor në Beograd.Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Ai do të udhëtojë sot drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim lamtumire më baroneshën Catherine Ashton, e cila e dorëzon postin e krydiplomates së BE-së me 3 nëntor.Baronesha Ashton u shpreh e sigurtë se pasardhësja e saj, Federica Mogherini, do të vazhdojë të punojë me Beogradin dhe Prishtinën, për të çuar përpara marrëdhëneit e normalizimit mes dy shteteve.Nga ana tjetër Daçiç tha se çështja qendrore e vizitës së tij në Bruksel do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit të mirë me përfaqësuesen e lartë të BE, Federica Mogherini.