Gjetan Keta: Dua të hap një akademi kick boksi në Bulqizë
Tiranë - Boksieri Gjetan Keta, tashmë kampion euro-aziatik në kick boks, e vlerëson si një pritje të jashtëzakonshme dhe të rrallë, pritjen që i bëri tifozeria e qytetit të tij të lindjes, atij dhe kundërshtarit në ring, rusit Marat Kazev, në Bulqizë.“Ishte diçka shumë e rrallë, e pazakontë, me 8 mijë tifozë. Edhe unë vetë kur i kam parë njerëzit jam habitur, është një kënaqësi e madhe. Kam zhvilluar edhe 20 mijë tifozë, por jo kështu atmosfere si në Bulqizë, për mua ishte më i mira, sepse atë brohoritje që bënë nuk e bëjnë në Gjermani” – tha Keta.Keta i ftuar në RTV “Ora News”, sëbashku me deputetin e LSI-së Përparim Spahiu, ndanë emocionet e ndeshjes, si dhe planet e tyre për promovimin e kick boks-it sot në qytetin e Bulqizës, në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”, përballë gazetarit Enkel Demi."Kemi thënë që do të promovojmë sportin, përveç asaj të Bulqizës që u transmetua në shumë kanale në rreth 130 vende. Ideja që të promovohet ky qytet për vlera të tjera që vërtetë i ka qyteti, ka njërëz që e duan sportin por mungon infrastruktura dhe duhet të bëhet.Është mesazh shumë i fortë që të ndihmohet, të ardhurat janë shumë të pakëta, nga televizioni ishte thjeshtë transmetimi. Edhe diskutimi që e kishim dje po e mendojmë seriozisht që mbase dhe sportet marciale të na japin një zhvillim” – u shpreh Spahiu.Ndërsa Keta u shpreh në planet dhe dëshirat e tij për t’a promovuar më shumë kick boksin në qytetin e Bulqizës, do të ishte hapja e një akademie sporti.“Dëshira ime është që edhe në Bulqizë të hap një akademi sporti” – tha Keta.Edhe pse u përballënë ring me një boksier të rangut botëror, i cili kishte konkuruar dy herë për kampion bote, goditja në melçi ishte taktika që i dha fitoren Ketës.“Kundështari është i rangut botëror ndërsa unë jam i rangut europian. Kishte konkuruar dy herë për kampion bote" - u shpreh boksieri.Spahiu: Rruga e Arbërit mundësi e mirëDuke folur për varfërinë që “mbështjell” qytetin e Bulqizës, pavarsisht pasurive natyrore të shumta që mbart, deputeti Spahiu u shpreh se Rruga e Arbërit është një mundësi për t’a nxjerrë vendin nga skamja, duke bërë apel që politika të kthejë vëmendjen nga veri-lindja e Shqipërisë.“Unë them që po, mos t’a ripërsërisim rrugën. Sepse Rruga e Arbërit e shpëton atë, sidomos Bulqizën. Ndikon që tek sporti që Ismaili do të zhvillojë. Është një premtim, dëshira është e të gjithëve që të bëhet dhe them që do të bëhet. Jashtë kësaj pjesë duhet që e gjithë politika duhet t’a kthejë vëmendjen, sidomos në veri-lindje sepse është vërtetë zona më e varfër dhe mua më vjen keq kur e dëgjoj, por që ka nëvojë për një kujdës të veçantë dhe një qasje të re me këtë zone” – deklaroi Spahiu.Por përveç arenës së boksit Gjetani dhe vëllai i tij Ismail Keta, janë bërë të njohur edhe për çështjet sociale, ndihmën që kanë dhënë ndaj Ambrës, vajzës që vuantë nga kanceri.