Konsullja-gazetës italiane: Korrigjo shkrimin, cënon imazhin e Shqipërisë
Shkrimi i publikuar në gazetën italiane Corriere della Sera, se një delegacion shqiptar kishte lënë samitin për të shkuar në Kazino, ka sjellë reagime nga trupi diplomatik. Konsullja e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobani i ka dërguar drejtorit të gazetës, një kërkesë për korrigjim të tekstit, pasi cënon rëndë një shtet Sovran dhe qeverinë shqiptare.Në letrën që konsullja i dëgon Corriere della Sera, thuhet se të gjitha ata që përmban shkrimi janë të pavërteta dhe shpifje. Pasi shpjegon se Shqipëria nuk ishte pjesë e atij delegacioni, konsullja e Shqipërisë në Milano i shkruan se cënon imazhin e Shqipërisë.“Ky lajm nuk u pëlqye aspak nga unë i nënshkruari dhe aq më shumë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe institucionet e saj.Në fakt, ju bëj me dije se Republika e Shqipërisë nuk ishte e pranishme në takimin Evropë - Azi.Pra, nuk ka dërguar aty asnjë pjesëmarrës, as në nivel vëzhguesi dhe nuk kishte në takim asnjë drejtues qeveritar shqiptar.Për këtë arsye lajmi i shpërndarë është i pavërtetë dhe i pabazë.Edhe më shumë është e tillë përmbajtja e fjalisë së mësipërme, tejet cënuese për imazhin dhe dinjitetin e personave këtu të përmendur, për çdo vend të cilit do i përktinin apo i përkasin në rast se lajmi nuk përkon me të vërtetën; aq më shumë ishte ajo për imazhin e vendit që unë i nënshkruari përfaqësoj në qytetin e Milanos. Në të vërtetë, Republika e Shqipërisë nuk është ndër vendet anëtare të këtij boshti dhe as nuk ka qenë zyrtarisht e ftuar.Megjithatë, lidhja e rreme (dhe shpresoj të jetë vetëm e gabuar) e kësaj sjelljeje që u është veshur përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë cenoi rëndë imazhin e Shtetit dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.”Po ashtu konsullja Çobani i shpjegon drejtorit të Corriere della Sera, se ky lajm i rremë bëri jehonë negative në mediat kombëtare. Duke mos komentuar mënyrën dhe rrugën që u mor ky lajm, konsullja i kërkon korrigjimin e menjëhershëm të këtij lajmi, madje të shoqëruar edhe me një deklaratë shpjeguese, për të sqaruar se asnjë delgacion shqiptar nuk ishte i pranishëm në këtë samit.Për më tepër, lajmi pati një jehonë të menjëhershme dhe negative në mediat kombëtare, duke ngjallur bujë në vend. Zgjedh të mos bëj asnjë lloj komenti mbi mënyrën se si është mbledhur ky lajm i gabuar.“Për këtë arsye, me respekt dhe mirësjellje, por me vendosmërinë e detyrës që mbuloj, ju bëj ftesë zyrtare për një korrigjim të menjëhershëm të tekstit të artikullit të sipërtreguar, të shoqëruar nga një deklaratë e gjerë dhe shpjeguese në të cilën të sqarohet dhe saktësohet që asnjë delegacion shqiptar nuk ka qenë i pranishëm në takimin Evropë - Azi dhe se mbi të gjitha, asnjë drejtues apo përfaqësues i Qeverisë shqiptare nuk ka nxituar të shkojë në det apo, edhe më keq, në Kazinonë e Sanremos.Pres që në respektim të nenit 8 të Ligjit nr. 47/1948 dhe ndryshimeve të mëvonshme, kjo kërkesë për korrigjim dhe deklarata shpjeguese, për rëndësinë e cënimit ndaj një Shteti Sovran dhe Qeverisë që aktualisht e përfaqëson atë, të zbatohet menjëherë me jehonë të gjerë dhe me të njëjtat karakteristika tipografike që tërheqin vëmendjen e lexuesit, në faqet kryesore të gazetës që ju drejtoni.”, mbyllet letra e konsulles së Shqipërisë në Milano drejtuar drejtorit të Corriere della Sera.ex/oranews.tv/