Monica Lewinsky: Do të ndihmoj ata që i kanë mbijetuar poshtërimit publik
Monica Lewinsky, e njohur për skandalin e saj në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Bill Klinton në vitet ‘90, deklaroi të hënën se do të ndihmojë të gjithë ata që i kanë mbijetuar poshtërimit publik.E shfaqur në publik pas kaq shumë kohësh, Lewinsky foli për "Forbes", duke thënë se ajo që ndodhi në atë kohë, por edhe komentet që pasuan ngjarjen në televizione dhe internet i kanë shkatërruar reputacionin."Ajo që më ndodhi mua në vitin 1998 shembi Monikën e vërtetë. Unë u identifikova në publik si një person që nuk jam në të vërtëtë dhe kjo më bëri të humb sensin e vetvetes” - tha ajo.Lewinsky tha se ajo ishte personi i parë që interneti i shkatërroi reputacionin dhe do të përdorë të gjithë përvojen e saj për të ndihmuar të tjerët me histori të ngjashme.Mbi skandalin që çoi në tronditje Shtëpinë e Bardhë, Lewinsky theu heshtjen e saj të gjatë në një artikull për revistën "Vanity Fair" në muajin qershor, në të cilin ajo tha se i vjen keq thellësisht keq për atë çfarë kishte ndodhur.