Rruga e Kombit burim aksidentesh, kamioni përplas kalimtarin në Patok
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2014, 11:10
Një person ka mbetur i plagosur rëndë në mbikalimin e Patokut në aksin rrugor Milot- Fushë- Krujë. Një kamion me targë AA 789 OM me drejtues Bujar Myftari 32 vjeç nga Kukësi ka përplasur kalimtarin, ndërkohë që pas aksidentit ëshë larguar.Policia e Fushë-Krujës ka mundur të bëjë identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit vetëm pas disa orësh, ndërsa i plagosuri ende i paidentifikuar u dërgua në gjendje të rëndë për në ish-Spitalin Ushtarak në Tiranë.Ndërkaq pak minuta më vonë, - në një tjetër aksident në Rrugën e Kombit, në afërsi të Laçit, - nga përplasja e dy mjeteve mbeti e plagosur një shtetase kosovare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.Oranews.tv