Anija e famshme "Queen Elizabeth" viziton bregdetin shqiptar

Anija e famshme "Queen Elizabeth" e kompanisë britanike Cunard viziton për herë të parë bregdetin shqiptar.Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën me dije se pas disa muajsh bisedimesh me kompaninë Cunard ka bërë të mundur këtë vizitë të rrallë të një prej anijeve më të famshme në botë.Anija vjen në portin e Sarandës dhe pasagjerët do të vizitojnë kryesisht rrënojat Antike të Butrintit si dhe qytetin e Sarandës.E ndërtuar vetëm disa vite më parë anija ultramoderne "Queen Elizabeth", e cila mban 2000 pasagjerë ka zëvendësuar të famshmën anije "Queen Elizabeth 1" e përuruar nga Mbretëresha Elizabet 4 vite më parë kjo anije shërben si një kruaziere luksoze transoqeanike.Mbërritja e kësaj anije në portet shqiptare është nje ogur i mirë për turizmin si dhe një hap i duhur për zhvillimin e turizmit detar një fushë ende e pa zhvilluar në vendin tonë.Kruazieri transoqeanik, Queen Elizabeth, do të qëndrojë vetëm një ditë në portin e Sarandës dhe do të largohet në mbrëmje.