'Tonight Ilva Tare': Turist në Shqipëri?! Dhame:Po, ka prenotime deri në 2016-n

Tiranë – Që në Shqipëri ka biznese turistike, hotele e restorante të prenotuara deri në vitin 2016-ën, kjo tingëllon pak si e pabesueshme, por ja që duket e vërtetë kur e thotë drejtorja e Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame.E ftuar nga gazetarja Ilva Tare në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Dhame ndau “sekretet” e misionit të saj me Stefan Çipën, kryebashkiak i Sarandës; me Ermal Hasimen, pedagog në Universitetin e “Nju Jorkut” dhe Gjon Dukë Gilajn, pronar i hotelit “Tradita Gegë & Toskë” në Shkodër.Dhame rrëfeu se këtë vit, disa gazetarë të huaj kanë ardhur në Shqipëri për të promovuar turizmin, si kryeredaktori i “National Geografic”, i “Lonely Planet” etj. “Këto vizita nuk kanë qënë të rastësishme, por të organizuara. Ishte edhe “nuhatja” që ndikoi pak, që mënyra më e mirë e promocionit të Shqipërisë duhet të ishte në bazë të realitetit.Gazetarët, përveç ftesës, kishin edhe kuriozitetin sesi dukej Ballkani, sepse vinin për herë të parë në Ballkan dhe këtë e bënë në Shqipëri. Sigurisht që kishin kritikat e tyre. Shqipëria u pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Por, - tha Dhame, - ne, me thënë të drejtën, patëm problemin e mbeturinave gjatë rrugës, kur ata transportoheshin nga një qytet në qytetin tjetër dhe problemi më i madh që ata kishin ishte lloji i infrastrukturës në Shqipëri, arkitektura, ndërtesat e pambaruara, mënyra klasike e të ndërtuarit e epokës së komunizmit...”Më tej, drejtorja e Turizmit tregoi ambiciet se “ne kishim një kontratë me ta, që në momentin kur i sillnim të bënim një promocion për Shqipërinë, por nuk ishte vetëm çështja e promocionit, pasi nuk duam të ecim para me të dhe të lëmë shërbimet një hap më mbrapa sepse është shumë i rëndësishëm impakti që secili turist ka në momentin që vjen në një hotel, në një restorant, nëpër pika turiztike, nëpër muze. Ndaj ne po punojmë edhe për trainimin e kamarierëve, recepsionistëve dhe këtë vit akoma më shumë, por kjo është dhe çështje mentaliteti.Ne duam ta ndihmojmë biznesim e ta bëjmë të ndërgjegjshëm që biznesi nuk është sot për sot, por është sot e përgjithmonë. Të huaj ne nuk i mbajmë nëpër shtëpitë tona, sigurisht që i çojmë nëpër biznese, tek më të mirët dhe të jeni të sigurtë që bizneset më të mira, hotelet më të mira, si në breg si kudo, në Shqipëri, janë të prenotuara edhe për 2016-ën. Jo vetëm për 2015-ën, por edhe për 2016-ën janë të zëna,” – theksoi ajo.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_404955" align="alignleft" width="640"]tonight "Tonight Ilva Tare"[/caption]