Masakrimi i pyjeve, kryepleqtë përgjegjës për të ruajtur zonat
Rubik - Masakra e kryer vitet e fundit me prerjen e pyjeve, kanë sjellë dëme të konsiderueshme edhe në zonën e Rubikut.Për të frenuar këtë fenomen Inspektoriati Mjedisor mblodhi krerët e fshatrave të kësaj zone.Kryebashkiaku i Rubikut, Gjok Vuka, tha prerë se ata që do të dëmtojnë pyjet do të përballen me ligjin.“U bën të qarta kornizat ligjore mbi të cilat duhet të funksionojë furnizimi me dru zjarri për nevojat e fshatarëve dhe ndërprerja e tregëtimit të drurëve. Janë prerë pa asnjë lloj kriteri, pa asnjë lloj leje, pa asnjë lloj dokumenti”, u shpreh Vuka.Për prerjen e pemëve, nuk i shpëtuan përgjegjësisë edhe kryetarët e fshatrave, si personat ligjorë që duhet të denoncojnë fenomenin në zonat e tyre.Rubiku dhe Mirdita, kanë famën si zona të pasura me pyje, por së fundmi shkatërrimi i tyre nga njeriu ka zhdukur sipërfaqe të tëra pyjore./nzh/oranews.tv/