OSBE: Mos u bëni viktima të dhunës, denonconi që nga abuzimi deri te kontrolli
Elbasan - Dhuna në familje që ka bërë shumë nëna të ulin kokën, apo më keq akoma, shumë fëmijë të ndihen të abuzuar, ka sjellë apelin e OSBE. Kjo e fundit në një tryezë në Elbasan, me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme, kërkoi që të marrë fund tradita e dhunës, apo kontrollit ekstrem që në rang qarku, vetëm gjatë 2013-s, shënoi 458 raste të denoncuara.“Mendoni ju për veten, që të mendojnë të tjerët për ju” - Shprehja popullore ka gjetur vend në deklaratën kundër dhunës në familje të ambasadorit të OSBE, Florian Rauning, i cili ka kërkuar sensibilizim, që cdo kush që është viktimë abuzimi apo dhune, qofshin këta gra, fëmijë, të moshuar apo edhe burra, të denoncojnë dhe të mos tolerojnë.Rauning përsëriti udhëzuesin praktik të hartuar nga prezenca 6 vjet më parë,për viktimat e dhunës në familje, për të ndihmuar ata që punojnë me ta dhe për ti asistuar në marrjen e ndihmës, mbrojtjes dhe drejtësisë.Për Zv.ministrin e Brendshëm Ilir Mustafaraj dhuna në familje, pavarësisht emrit, për nga ndikimi dhe rastet, shtrihet dhe jashtë saj.Në qarkun e Elbasanit janë regjistruar vetëm në vitin 2013, 458 raste të dhunës në familje të denoncuara.