Rama: Askush s'më tha "mos e anullo takimin me Vuçiç" - Vëllai im, heroi i rremë i Ballkanit
Tiranë – Askush s’më ka marrë mua në telefon të më thotë “Mos e anullo takimin me Kryeministrin serb”. Po pse e them këtë? Për nëj arsye shumë të thjeshtë. Sepse unë e marr si komplimentin më të madh për imazhin e ri, që ne po i japim Shqipërisë." - Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në një fjalim në konferencën “Shqipëri - Itali, partneritet për Europën”, që u zhvillua në Tiranë, ku ndër të tjerat ka folur edhe për incidentin e ndeshjes në Beograd.Ironikisht dhe me humor Rama tha ndër të tjera: “Pas më pak se një muaji, më në fund od të bëhet realitet edhe një ëndërr shumë e vjetër e shqiptarëve: Më në fund Shqipëria do të luajë futboll me Italinë! Dhe me siguri shumë shqiptarë do të shkojnë në stadium me flamujt e tyre, madje po të duan edhe me dronët e tyre, që tanimë kanë filluar të shiten në supermarkatot e Gjermanisë me emrin “albanische-drone”! Kushtojnë, më duket, nja 5 euro.Askush nuk e di ende, autorin e dronit dhe vëllait tim i ra fatkeqësia të hyjë, pa bërë asgjë, në listën e gjatë të heronjve të rremë ballkanikë. Sa shumë heronj të tillë ka prodhuar Ballkani, që s’kanë bërë asgjë për të qënë heronj…"Më pas, Rama e vazhdoi fjalën e tij duke shpjeguar se vizita e tij në Beograd nuk është një detyrim nga Brukseli, por një nevojë që ne të sillemi si europianë, që parimet tona europiane të përcaktojnë sjelljen dhe natyrën e vendimeve tona.“Kam dëgjuar disa nga kundërshtarët e vizitës sime në Beograd të thonë se mosanullimin e vizitës, Qeverisë sonë ia ka imponuar Brukseli, - tha Rama. - Brukseli ka imponuar shumë gjëra në Shqipëri, por këtë jo. Nuk është aspak e vërtetë ashtu siç nuk na ka imponuar Brukseli, thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ashtu siç nuk na e ka impnuar Brukseli, MSA-në ashtu siç e dimë se nuk na e ka imponuar Brukseli, madje mezi na e dha, statusin e vendit kandidat. Nuk na imponon Brukseli të jemi europianë dhe të sillemi si europianë."armanda shtembari/Oranews.tv