Shkodër, Gjykata e Apelit liron ish-përgjegjësin e legalizimeve
Me këtë vendim, gjykata e apelit në Shkoder rrëzoi masën e sigurisë “Arrest me burg” që gjykata e shkallës së parë dha ndaj ish përgjegjësit të zyrës së legalizimeve Rudi Beci. Ai së bashku me ish drejtorin Besnik Kastrati që pritet të dalë në apel ditën e enjte, akuzohen se në vitin 2013 legalizuan dy objekteve në kundërshtim me ligjin.Seanca gjyqësore e kësaj të hëne e kryesuar nga Fjoralba Prifti dhe anëtaret Astrit Kalaja dhe Luan Dervishi, si dhe me prokuror Brahim Dragjoshin u shoqërua me parashtrimin e të gjitha pretendimeve nga palët. Fillimisht ishte avokati mbrojtës Anton Kosteri që i quajti pretendimet e ngritura nga prokuroria dhe akuzat si të paarsyetuaraai theksoi se masa “arrest me burg” nuk i përgjigjet asnjë kushti, prandaj kërkoi shfuqizimin e këtij vendimi.[caption id="attachment_404764" align="alignright" width="655"]
Në foto: Ish përgjegjësi i legalizimeve, Rudi Beci në Gjykatë[/caption]Më pas ishte vetë i akuzuari Rudi Beci që pasi u pyet nga togat e zeza nëse kishte ndonjë pengesë për legalizimin e këtyre dy objekteve, njëri në Shkoder dhe tjetri në Mjedë që theksoi se: Nuk kishte, pasi më parë ai ka parë lejen studimore. Gjithashtu tha Beci, akti i kualifikimit pasi është firmosur nga vetë ai, kalon në duart e drejtorit të zyrës së Aluiznit, e ky i fundit më pas vendos.[caption id="attachment_404795" align="alignright" width="655"]
Në foto: Trupi gjykues për Rudi Becin sot në Gjykatën e Shkodrës[/caption]Në formularin e vetëdeklarimit janë të specifikuara të gjitha shtoi ai. Lidhur me objektin e dytë Beci argumentoi se në rastet e kalimit të pronësisë, nuk është përgjegjësi e tija asnjë veprim. Ai thjesht mban përgjegjësi për të dhënat që shkruhen nga specialistët e tjerë të Aluiznit. I pyetur sërish nga gjykatësja se a kishte pengesa të tjera për legalizim, kur dihet që me planin rregullues kjo zonë nuk lejon ndërtime mbi 10 kate, Beci shtoi se kjo nuk qëndron, pasi përballë këtij pallati ka të tjera ndërtime me 11 deri në 13 kate. Ish përgjegjësi i zyrës së legalizimeve shkoi më tej kur tha që ndërtimet janë kryer përpara vitit 2009, ndërsa vetë bashkia ka hartuar planin rregullues pas këtij viti dhe madje disa herë që është kërkuar, ai nuk i është dorëzuar zyrës së legalizimeve.Më pas ka qënë prokurori i çeshtjes që mori fjalën, ku nga trupa gjykuese ju kërkua argumentimi ligjor se cilin nen dhe ligj ka shkelur Beci, mbi të cilin ky organ ka ngritur edhe akuzat. Pasi nuk arriti të ishte konçiz në këtë pikë, vërejtje që ju tërhoq prokurorit edhe nga kryesuesja e trupës gjykuese, u bë tërheqja për marrjen e vendimit.Në fund pas shqyrtimit të të gjitha provave dhe mbi akuzat e ngritura, gjykata apelit vendosi vetëm detyrim paraqitje për Rudi Becin. Vendimi u prit me ovacione nga familjarët e tij, ndërkohë që të enjten do të merret vendimi për ish drejtorin e tij Besnik Kastrati.