TBU hap dyert për studentët, Hoxha: Synimi, t’ju bëjmë të aftë në profesion
Tirana Business University hap dyert e vitit akdemik 2014-2015.Presidenti i Universitetit Artan Hoxha ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e këtij universiteti pasi synimi i tyre është t’i bëjnë të aftë në profesionin që kanë zgjedhur.Mundësia e praktimit në Business University përcaktohet si një prej elementëve më me rëndësi.“Për ne kjo është obligim, besimi juaj që shpreh arsyen e zgjedhjes që keni bërë, na bën që t’ju përgjigjemi me cfarë ju kemi premtuar, por dhe më shumë se kaq” tha Hoxha.Ndërkohë Enea Janko administrator I TBU-së bën me dije se ky institucion ka arritur të kalojë të gjitha akreditimet.“Ia dolëm që në përfundim edhe të monitorimit dhe të kontrollit nga Ministria e Arsimit, të kalojmë proçesin e kontrollit të ligjshmërisë”Aktualisht Tirana Business University bashkëpunon me Grupin BALFIN I cili do të mbështesë zhvillimin e këtij institucioni por njëkohësiht do të ofrojë më shumë mundësi praktikimi për studentët.