Rrëshen, dhunon punonjësin e OSHEE, arrestohet 41-vjeçari

Mirditë- Një 41-vjeçar nga Kodër Rrësheni ka rënë në prangat e Policisë së Mirditës pasi ka goditur punonjesin e OSHEE për shkak të detyrës.Burime të policisë kanë bërë të ditur se është prangosur në flagrancë Dritan Jushi, i cili është kapur nga punonjësit e OSHEE në banesën e tij, duke vjedhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.Pasi kanë konstatur këtë rast, ata e kanë thirrur 41-vjeçarin për tu mjohur me proçesverbalin përkatës që ata i kishin plotësuar atij për vjedhjen e energjise.Sapo ai është njohur me ndëshkimin që ata i kanë bërë, ka debatur ashpër me punonjësit dhe më pas njerin prej tyre e ka goditur me shqelma dhe grushta teksa ai po kryente detyrën.Kanë qenë kolgët e tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar 41-vjeçarin Jushi.Ai tashmë do të përballët me akuzën “Goditje për shkak të detyrës ” dhe“Vjedhje e energjisë elektrike”, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Lezhës.