OBT: Në 2014, në Shqipëri 26% më shumë turistë nga një vit më parë
Në 2014, Shqipëria është vizituar nga më shumë turistë të huaj se një vit më parë.Organizatoa Botërore e Turizmit, ka konfirmuar vendin tonë si destinacion turistik të turstëve ndërkombëtare, që janë shtuar me 26% duke kontribuar ndjeshëm në ekonomine e Shqipërisë.“Në 2013-ën turizmi ka kontribuar 1.2 miliradë euro që është thuajse 1.5 miliardë dollarë amerikanë në Shqipëri. Ndërkohë që gjatë gjysmës së parë të këtij viti që u përmbush dy javë më parë, na tregoi që ekziston me 26 % rritje e turizmit ndërkombëtar në Shqipëri në vitin 2014 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Në qoftë se e ndajmë këtë vit ndërmjet 18 % deri në 20 % rritje, atëherë do të kemi një shifër të përgjithshme prej 3 milionë turistësh ndërkombëtarë që kanë vizituar Shqipërinë që është një arritje shumë e madhe. Turizmi në ditët e sotme pavarësisht nga sfidat e shumta, pavarësisht nga tensionet gjeopolitike, nëse do shikojmë lajmet për shembull çdo mëngjes, na konstatohet se sa e vështirë është koha në të cilën po jetojmë. Por pavarësisht nga kjo turizmi rritet dhe ka shënuar një rritje të paprecedentë.”Për ministrne Gjermeni, shifrat në rritje nuk duhet të mjaftojnë, andaj projekti i qeverisë është të mirëpresë tursitë gjithë vitin, dhe jo vetëm në sezone të caktuara“Synimi ynë është kthimi i vendit në një destinacion me një turizëm gjithëvjetor.Ne po punojmë fort të rigjallërojmë traditën, të forcojmë kapacitetet lokale, të përmirësojmë shërbimet dhe rrisim investimet publike.”Në konferencë, morën pjesë edhe minsitrat e turizmit të vendeve të rajonit.