Përtej TAP-it, Shqipëria pret nga Azerbajxhani, trajnim për industrinë e naftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2014, 16:33
Tiranë – Shqipëria do t’i përforcojë edhe më, lidhjet e saj me Azerbajxhanin, që pas marrëveshjes së suksesshme për gazsjellësin Trans-Adriatik.Kryetari i Kuvendit Meta, në krye të një delegacioni, është takuar me hologun e tij azeras në Baku, z.Ogtay Asadov, me të cilin biseduan edhe për konkretizimin e projekteve dypalëshe dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare ndërmjet dy vendeve.Në veçanti, pala shqiptare e vuri theksin në thithjen e ekspertizës azere në industrinë e naftës dhe gazit, trajnimin e specialistëve shqiptarë, investimet në turizëm dhe bashkëpunimin në fushën e agro-përpunimit, ku Shqipëria ofron potenciale të mëdha.ar.sh/Oranews.tv