Dita ndërkombëtare e trafikut ajror, nxënësit vizitojnë Albcontrol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2014, 18:17
Në ditën ndërkombëtare të punonjësve të trafikut ajror nxënës të shkollavë 9-vjeçare në Tiranë kanë vizituar "Albcontrolin'.Për disa minuta kontrollorët e trafikut ajror u kanë shpjeguar nxënësve se si funksionin një kullë vrojtimi dhe interesi i tyre ishte i madh gjë që u vërejt nga pyetjet e drejtuara.Të pyetur nësë eksperienca tek "Albcontrol' ka ndikuar në zgjedhjen e një profesioni nxënësit përgjigjen se edhe mund ta zgjedhin si profesion të ardhshëm.Nxënësit e shkollave 9-vjeçare në këtë eksperiencë janë shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.