Braçe-Canit: Kontrollo rritjen e çmimit të cigareve, të ulet çmimi i karburantit

Deputetët i kërkojnë ministrit të Financave që të marrë masa në lidhje me abuzimet që bëhet me çmimet. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i ka kërkuar ministrit që të kontrolloj tregun në lidhje me rritjen e parakohshme të çmimit të cigareve, si dhe mosreflektimin e uljes së çmimit të karburanteve një fakt që në tregjet ndërkombëatre ka kohë që është konstatuar."20% ka rënë çmimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare, 0% në Shqipëri, vazhdojmë ta baguajmë ne, më shtrenjt, asnjë më pak nuk jep brenda territorit. Po të kemi parasysh edhe aspektin e përzjerjes së naftës d, he rënies së cilësisë, çmimi është më i lartë. E njëjta gjë edhe për cigaret, 300 leke eshte rritur çmimi i paketës, për të mos folur që ata tregtarët e kanë bllokuar mallin dhe po presin që te dalin të shesin siç duan ata", tha Braçe.Në komision është diskutuar edhe për heqjen e lehtësirave për  biokarburantet çka nuk është mirpritur nga deputetët."Kontrabanda evazioni, ta ndjejnë veten çdo ditë më të pamunudr në veprimtarinë që doganat zhvillojnë për këtë çështje", tha Cani.