Romano Prodi në Shqipëri, falenderohet për gjithë mbështetjen që dha

Tiranë – Ish-Kryeministri i Italisë dhe ish- Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi ndodhet në Shqipëri për të ndjekur konferencën “Shqipëria dhe Italia: një partneritet për Evropën”, që zhvillohet në kuadrin e aktiviteteve të Presidencës italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian.Ai u prit në një takim nga Ministri i Punëve te Jashtme, Ditmir Bushati , i cili e falenderoi Prodin, që si një mik i vërtetë i është gjendur pranë Shqipërisë si në momentet e vështira ashtu edhe në ato të gëzimit.Nga ana e tij z.Prodi shprehu kënaqësisë për sukseset e arritura, nga Shqipëria në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.Ministri Bushati theksoi se që më 31 janar 2003, kur z. Prodi si President i Këshillit Evropian njoftoi hapjen e MSA, e deri më sot, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në rrugën e integrimit evropian, duke qenë sot një vend kandidat i BE-së.ar.sh/Oranews.tvromano prodi