Barroso-Britanisë: Mos u shkëpusni nga Europa, do ishte gabim historik

Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, i bëri thirrje Britanisë që të mos izolohej nga Europa duke nisur debate për emigracionin, duke i kujtuar udhëheqësve të vendit se anëtarësimi në BE i jepte peshë në arenën ndërkombëtare Britanisë së Madhe.E ardhmja e vendit në bllokun 28-vendësh, është vënë në dyshim nga kryeministri David Cameron, i cili ka vendosur masa të rrepta ndaj emigracionit për të luftuar kërcënimin e Partisë Euroskeptike, UKIP, në prag të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.Që një ditë më parë, ai kritikoi në BBC përpjekjet e Kameronit për të kufizuar lëvizjen e lirë brenda vendeve të BE-së, ndërsa të hënën shkoi edhe më tej, duke kërcënuar Britaninë se do të izolohej nga Europa me retorikat e tij."Është iluzion të besosh se mund të krijohet hapësira për dialog, kur vetë thelbi i bisedimeve është ofendues për vendet anëtare. Do të ishte një gabim historik nëse Britania vazhdon të bëhet vend i huaj për aleatët e saj në Europën Qëndrore dhe Lindore", u shpreh Barroso në fjalimin e tij në Londër.Cameron ka premtuar që nëse rikonfirmohet si kryeministër do të kërkojë që të ridiskutojë lidhjet mes Britanisë dhe Europës dhe madje të mbajë edhe një referendum në vitin 2017 në mënyrë që njerëzit të thonë fjalën e tyre. Por Barroso këmbëngul se ky është një vendim i gabuar."Me pak fjalë, mund të them se nuk besoj që Mbretëria e Bashkuar mund t'ia dalë pa u ndihmuar sadopak nga miqtë e saj", u shpreh Barroso.