Shkodër, 1600 studentë në vitin e parë, të privatit regjistrimet deri më 24 tetor

1600 studente jane ulur këtë të hënë për herë të parë në auditorët e universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, teksa u çel dhe viti i ri akademik. Për zv. Rektorin Fatmir Vadahi ky është një tjetër vit me sfida në rritjen e cilësisë, Ndërkohë që paralelisht vijon regjistrimi i studentëve të universiteteve private, që do të zgjasin deri me 24 tetor.Ndërkohë në universitetin " Ismail Qemali" të Vlorës këtë vit të ri akademik përveçse nuk është shtuar degë e re, është përgjysmuar edhe numri i pranimeve për vitet e para. Rektori Albert Qarri e cilëson mënyrë për rritjen e cilësisë nëpër auditorë.12 mijë studente do të frekuentojnë këtë vit akademik në Vlorë, ndërsa në Elbasan do të jenë 15 mijë studentë, nga të cilët 2050 do të ulen për herë të parë nëpër auditorë, me 34 programe studimi.Ndërkohë teksa sot nisi viti akademik, opozita denoncon se pavarësisht se ka një muaj që ka filluar viti shkollor,  në shumicën e institucioneve parauniversitare mungojnë regjistrat e nxënësve