Durrës, AKU mbyll “tregun fshatar”, tregtarët: Po na heqin bukën e gojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2014, 17:51
Durres-AKU e mbështetur dhe nga policia bashkiake dhe inspektorët e higjenës kanë mbyllur tregun ambulant, i njohur me zhargonin e përditshëm "tregu fshatar" i Durrësit.Sipas përfaqësuesve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mallrat ushqimore, si mishi, peshku dhe bulmeti tregtohen jashte çdo standardi duke rrezikuar shëndetin e konsumatoreve.Për tregtaret ndërhyrja ka qenë e padrejtë dhe selektive pasi ata janë pagues të rregullt të taksave, ndërkohë që kjo punë është mjeti i vetëm i jetesës së familjeve të tyre.Kjo është hera e dytë që inspektoret e AKU-së ndërhyjnë në Durrës, ndaj tregtarëve apo subjekteve qe sipas tyre nuk plotësojnë asnjë kriter për të tregtuar.