Propozimi: Leja e drejtimit, për t'u ngritur një kategori, të pritet 3 vjet

Tiranë – Në ditët kur Kodi i ri Rrugor po diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe po has shumë debate,  Fatmir Hasho, është një prej atyre ekspertëve të Sigurisë Rrugore, të ftuar nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, që ka dhënë sugjerime për draftin e përgatitur nga Ministria e Transportit.Para së gjithash, Hasho tha se në draftin, të cilin e lexoi kur ai ishte përfunduar, vetëm 2-3ditë para se të prezantohej tek Ligjet, problemi i parë që ra në sy ishte përshtatja me direktivat europiane. “ Ka një, që nuk po e quajmë lapsus, një pasaktësi të madhe nga Ministria, - tha Hasho, - se kanë dalë direktivat e vitit 2013, ndërsa ministria jonë është bazuar në direktivat e vitit 2006! Ne po na ikën viti 2014 dhe unë këtë e quaj pasaktësi, pasi ata nuk janë thelluar.”Po ashtu, ai tha se ka paraqitur tre vërejtje thelbësore, të cilat janë marrë parasysh nga Komisioni i Ligjeve. “Vërejtja e parë dhe kryesore, - tha ai, - ishte kjo: Për të kaluar nga një kategori leje drejtimi në një kategori tjetër, pra, rritje aftësish, ishin parashikuar në këtë projektligj, vetëm 12 muaj. Dhe unë jo vetëm që kam ngulur këmbë, por nga të gjithë kolegët u mbështeta plotësisht, minimalja 3 vjet. Madje, fillimisht unë kam qënë ndoshta deri në 5 vjet.Nga leje drejtimi e tipit B, që është autovetura etj. për të shkuar tek leja e drejtimit të tipit C, për të drejtuar mjete të tonazhit deri në 7.5 ton, kjo nuk mund të realizohet për 12 muaj. Një i ri 21 vjeç, e imagjinoni 22 vjeç të marrë një kamion?!Po kështu ishte menduar edhe për nga kategoria C tek D-ja, që është shkalla më e lartë e kualifikimit për një drejtues mjeti. E imagjinoni dot që një 25-26-vjeçar të këtë të drejtë?!- shtroi problemin Hasho.Gjjithashtu, ai paraqiti edhe një seri problemesh të tjera, që do të vazhdojnë të diskutohen dhe jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por ka ardhur koha që tani të merren masa edhe ndaj këmbësorëve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. "Deri më sot jemi marrë me drejtuesit e mjeteve, - tha ai, - po me këmbësorët kush është marrë deri më sot? Sepse edhe ata duhet të fillojnë të dënohen."ar.sh/Oranews.tv