Nuk ka kuorum, shtyhet mbledhja për zgjidhjen e kreut të AMA-s

Mungesa e kuorumit,  ka bërë që komsioni parlamentar i Medias të shtyjë për një datë tjetër, mbledhjen e thirrur për përzgjedhjen e kandidatëve  për kryetarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.Kandidatët,  zyrtrë të cilët kanë plotësuar kërkesat ligjore janë  Gentian Sala,  Gentian Skënderaj, Anila Basha, Zylyftar Bregu, Raif  Gorana, En Muci dhe  Bers Hado.Në  ligjin për mediat audiovizive thuhet se komisioni i mediave identifikon 4 kandidatët që kanë marrë mbështetje më të madhe midis anëtarëve të komsionit, ndërkohë që përfaqësuesit e pakicës parlmentare në komsionin, përjashtojnë dy nga katër kandidatët e përzgjedhur.Kandidatët e mbetur i kalojnë parlamentit për votim. Por burime nga mazhoranca theksoinë se në kushtet kur opzoita është në bojkot, dhe nuk mund te skualifikohen 2 kandidatë , shumica do t’i kalojë këtë të enjtë parlmentit për votim 4 kandidatë.Me zgjedhjen e kryetarit, plotësohen vakancat në Aautoritetin e Mediave Audiovizive, duke e nxjerr këtë institucion nga ngerci i krijuar prej disa kohësh. Disa ditë më parë parlmenti votoi dhe dy anëtarët, Gledis Gjipalin dhe Pirro Mishën.