Ambasadori hungarez: Shqipëri-Serbi kandidate të BE, t’i zgjidhin problemet
Shkodër- Nuk shoh tensione në Ballkan pavarësisht asaj cfarë ka ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri.Kështu u shpreh nga Shkodra ambasadori i Hungarisë në Tiranë, Antal Heizer, i cili shtoi se një ndeshje futbolli duhet të shfrytëzohet për të afruar dhe jo të ndodhë e kundërta.“Mendoj dhe shpresoj që çdo gjë të jetë vetëm sport dhe jo të përfshihet politika. Ne kemi 2 vende miqësore në rajon, Shqipëri dhe Serbi, të dy këto vende që janë kandidatë për në Bashkimin Europian. Shpresoj që ato të zgjidhin problemet e tyre”.Nëse këto tensione ndikojnë në rrugën integruese të 2 vendeve, ambasadori Hungarez tha se si Shqipëria dhe Serbia janë të inkurajuara të ecin në këtë rrugë duke bërë më të mirën e tyre.“Duke e parë që nga pikat historike nuk ka tension në Ballkan. Çfarë shikojme ne, shikojmë probleme që duhet të zgjidhen. Këto 2 vende mendoj që janë të gatshme ti zgjidhin këto probleme. Këtu në Shkodër e dinë të gjithë historine çfarë ndodhi para pavaresisë. Këto ishin probleme për rajonin. Tani këto 2 vende vetem presin të bëhen anëtarë të BE dhe për të arritur këtë, ato duhet të bëjnë më të mirën e tyre.Pyetjes se a duhej të kishte një ndjesë nga zyrtarët Serbë për thirrjet raciste në kor “vritini shqiptarët”, si dhe për djegien e flamurit ai dha këtë përgjigje.Nuk dua të flas konkretisht për këtë. Edhe Hungaria ka patur të njëjtin problem me disa prej fqinjëve të saj që i ka tejkaluar. Futbolli është një arsye e mirë për ata që duan të provokojnë. Për këtë arsye shpresoj dhe besoj që politikanët janë më të zgjuar që të besojnë dhe kuptojnë se cilat janë interesat afatgjata të vendit dhe cilat janë problemet prezente. Nuk dua të flas për ngjarjen e tanishme, por për të ardhmen e vendeve tuaja”.Ambasadori Hungarez ishte në Shkodër gjatë aktiviteteve të organizuara me rastin e përkujtimit të revolucionit hungarez të vitit 1956.