Atifete Jahjaga ftohet si Presidente e Kosovës në Beograd

Atifete Jahjaga është ftuar në Beograd në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës. Jahjaga do të marrë kështu pjesë në një Konferencë të Komisionit Europian atje nga data 31 tetor deri në 2 nëntor.Pjesmarrja e Jahjagës ishte në dyshim për shkak se nuk pritej që autoritetet serbe të lejonin kreun e shtetit të Kosovës të vinte në një event zyrtar, pasi nuk i njohin institucionet e Kosovës."Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48-vjeçare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse", thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetarit të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Zhan Klod Trishe.Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovaçiç, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë.Oranews.tv