Senatori Murphy: I nisa mesazh Vuçiç, uroj të rikonfirmojë ftesën për Ramën

Tiranë – Senatori amerikan Christopher Murphy, në prag të largimit të tij nga Shqipëria, ka deklaruar se “nuk duhet ta lëmë huliganizmin e futbollin të hyjnë në mes të marrëdhënieve të të dy vendeve dhe këtë mesazh ia kam përcjellë edhe Kryeministrit të Serbisë, Vuçiç. Shpresoj që nesër ai ta rikonfirmojë ftesën për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.Murphy, i ndodhur në Beograd ditën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, ka vizituar Shqipërisë, ku është takuar me krerët e politikës shqiptare. Ai tha se "po largohem duke qënë i frymëzuar nga takimet dhe ka një ndjesi optimizmi nga kjo tryeze e sotme për të punuar me Qeverinë.Kam patur kënaqësinë të dëgjoj perkushtimin e qeverisë për përfshirjen e grupeve civile për të bashkëpunuar. Mendova se ishte e rëndësishme të vizitoj Shqipërinë sot. Në shtetin nga vij, Konektikati, kemi mbështetje nga komuniteti shqiptar. Jam i kënaqur dhe nga puna që bën Ambasada e SHBA-së këtu.SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria dhe shpresoj që edhe ju gjithashtu, si në angazhimin në Afganistan, keni qëndruar përkrah nesh. Shqipëria po bëhet gati të hyjë në BE dhe mbeten ende sfida në këtë vend dhe në këtë rajon.Senatori amerikan është takuar sot me Presidentin Bujar Nishani, me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.takim me politikanet merphyar.sh/Oranews.tv