Kodi Rrugor, çdo shkelje ju kushton patentën, edhe njëherë kurs nga e para
Tiranë - Kamera e "Ora News" qëndroi pak minuta në semaforin afër qëndrës së Tiranës dhe nuk qe e vështirë për të kuptuar se sa shpesh shkelen rregullat e qarkullimit rrugor, në një ditë normale dhe në zonën më të populluar të Tiranës.Një taksi kalon semaforin me të kuq e nëse polici do të ishte aty, drejtuesit të këtij mjeti sot do t'i qe pezulluar patenta.Po ashtu edhe makina të tjera ku drejtuesi nuk heziton t'i japë gaz edhe pse semafori është i kuq. Të tjerët që u frikësuan në momentin e fundit qëndruan në vizat e bardha, sigurisht ndaluar edhe aty.Një kundravajtje, një drejtuesi automjeti i kushton nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë ose pezullim të patetës me 3 apo 6 deri dhe 9 muaj apo 2 vjet. Por çfarë ndodh me këta persona që e kanë lejen të pezulluar.Drejori i lejeve të drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor Demir Osmani thotë se duhet marrë edhe një herë raporti mjekësor që vërton gjendjen fizike dhe mendore që personi të dalë në komision.Por shpesh ndodhë që një person, patenta e së cilit është pezulluar, të kapet nga polica duke i dhënë sërish makinës. Në këtë rast sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor ai dënohet me 30 ditë heqje lire ose me heqje deri në një afat të caktuar të lejës së drejtimit.Leje e drejtimit është një e drejtë që i takon gjithsecilit, por për ta merituar atë, pasi më heret u hoq kjo e drejtë, një qytetari i kushton edhe një herë, vizita mjekësore dhe nisja e kursit nga e para: 30 ditë teori, 30 ditë praktikë dhe dy teste për të treguar që ai është i aftë për të rimarrë patentën.Oranews.tv