Kryeministri serb Vuçiç me baba shqiptar? Fahri Musliu: Trillim i kulluar

Serbi - Sulm personal ndaj Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Fillimisht mediat kroate dhe më pas ato serbe shkruajnë se Vuçiç është djalë i një shqiptari. Sipas disa portaleve online, Vuçiç është djalë i një lidhjeje jashtëmartesore të nënës së tij me gazetarin shqiptar Fahri Musliu. Madje, mediat janë ndalur edhe në ngjashmërinë fizike ndërmjet tyre, të gazetarit nga Kosova dhe kreut të qeverisë serbe krahas fotos së babait të Kryeministrit, Andjelko Vuçiç.Ky lajm ka çuar në reagimin e gazetarit Fahri Musliu, i cili e konsideron spekulim dhe sugjeron se kushdo mund ta gjejë në Google, biografinë e Vuçiç ndërsa ka hedhur poshtë informacionet se ka punuar në ndonjë media me nënën e Vuçiç. Analistë në mediat që kanë publikuar lajmin shkojnë edhe më tej, duke kërkuar edhe një analizë AND-je për të shuar të gjitha dyshimet.Më shumë se i ardhur nga shqiptarët, ky lajm duket si një sulm nga rryma e brendshme serbe anti-europiane. Lajmi se babai biologjik i Vuçiç është shqiptar vjen si formë kundërshtie ndaj asaj që Kryeministri Vuçiç deklaroi në sy të Presidentit rus Vladimir Putin. Ai tha: “Serbia është në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe nuk e braktis këtë rrugë. Serbia i është mirënjohëse Rusisë që e ka respektuar dhe njohur gjithnjë, pavarësinë e Serbisë.” Pikërisht, pas kësaj deklarate, duket se dikush është kujtuar për prejardhjen e Vuçiç.z_8973Reagimi i gazetarit Mysliu në Fbfahri musliuz_8020                  Oranews.tv