Lushnje, makina e dasmës përplas për vdekje një të moshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2014, 11:55
Lushnje-Një e moshuar, identiteti i të cilës nuk dihet, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë dasmorësh. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës në fshatin Konjat.Sipas burimeve të policisë makina me targa AA287IJ e ka shtypur të moshuarën, teksa ajo ishte duke kaluar rrugën së bashku me një të moshuar tjetër. Njëra prej të moshuarave ndërroi jetë menjëhërë, ndërsa e moshuara tjetër ndodhet në spital në gjendje shoku, pas aksidentit.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërruitur forcat e policisë të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit që i mori jetën të moshuarës.[caption id="attachment_403939" align="alignright" width="640"]
Në foto: I moshuari i shtrirë dhe makina që e përplasi atë[/caption]