Lulëzon tregtia e dronëve, dëshira për t’i blerë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri

Objekt që në gjuhën teknike quhet drone ndërsa për ne shqiptarët fluturak duket se ka hipnotizuar të gjitha pas mbrëmjes së 14 tetorit, gjatë ndeshjes Serbi –Shqipëri.Tashmë duket se shitja e tyre  në qëndrat tregtare në kryeqytet është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe këtë fakt e pohon edhe Orioda Dedaj arreduese marketi në një nga qëndrat tregtare.Blerësit e droneve janë të grupmoshave të ndryshme dhe për ORA NEWS rrëfejnë se dëshira për t’i blerë ato është rritur pas ndeshjes Serbi Shqipëri.Gjatë së premtes në stadiumin e Vlorës gjatë ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu, një qytetar ka telekomanduar një dron me flamurin shqiptar mbi stadium për rreth 20 minuta.Blerja e një droni tashmë është kthyer në modë jo vëtëm për shqiptarët pasi edhe në Gjermani është hapur një dyqan i cili ka vënë në shitje drone me flamurin shqiptar.