FOTOLAJM/ Televizioni rus tregon hartën e Serbisë pa Kosovën
Kosova nuk është Serbi! Këtë e ka shprehur edhe një media ruse gjatë vizitës së Presidentit të Rusisë në Beograd, Vladimir Putin.Gjatë një raportimi në televezionin, “Kanali i parë” është shfaqur në grafikë një hartës së ish-Jugosllavisë, ku tregohet Serbia, dhe në qëndër kryeqyteti Beograd, raporton agjencia serbe B92.Ajo që bie në sy është fakti se në hartën Kosova nuk përfshihet si pjesë e Serbisë, por si shtet më vete.Kjo sigurisht që nuk është pritur mirë në Serbi dhe kuptohet që edhe presidentëve Putin e Nikoliç kjo gjë ua ka prishur humorin e festës madhështore të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit.Redaktorët e lajmeve në televizionin rus kjo gjë normalisht mund edhe tu kushtojë shtrenjtë. Kanë tradhëtuar vëllain e vogël serb dhe kanë nxjerrë bllof presidentin e tyre që kryelartë thoshte se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.