Itali, Facebook-u i gjen nënës shqiptare vajzën, pas 16 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2014, 12:25
Itali-Një nënë shqiptare është bashkuar me vajzën e saj, Ambra pas 16 vjetesh. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet rrjtetit social facebook. Bëhet fjalë për Alma Hoxhën 40 vjeçe me banim në Itali.Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998 kur Alma Hoxha jetonte me ish-bashkëshortin e saj në Gjermani. Në ditën e ditëlindjes vajza i ka dërguar një mesazh Almës. Në fillimi ajo nuk e besoi, por më von e kuptoi se kjo ishte dhurata më e bukur që mund t’i bëhej në një ditë të tillë.Mediat italaiane thonë se vajza prej 16 vitesh jetonte me xhaxhallarët e saj në Shqipëri.