Korçë, Shqiperi-Greqi bashkëpunim për zhvillimin e eko-turizmit

Korçë-Në kuadrin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqiperi-Greqi, bashkia Korçë në bashkëpunim me bashkinë e Nestorios në Greqi dhe shoqatën e Konservimit të Natyrës dhe Jetës se Eger kanë marrë përsipër zbatimin e projektit "Diferencimi i produktit turistik: shtigjet eko-turizem në zonën ndërkufitare për promovimin e turizmit alternativ.Synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i ekoturizmit dhe promovimi i burimeve natyrore kulturore dhe jetës së egër,në të dyja shtetet Shqiperi-Greqi.Projekti i cili financohet nga fondet IPA të Bashkimit Europian synon gjithashtu hartëzimin dhe vendosjen e sinjalistikës për këto resurse turistike,por gjithashtu edhe punime restaurimi dhe pastrimi në të dyja vendet përkatëse.