856 biznesmenë mblidhen në Bruksel, biznesi shqiptar, anëtar me të drejta të plota
Ekonomia, lokomotivë e zhvillimit të një shteti, ka qenë puna e parë me të cilën është marrë qeveria e re e Parlamentit Europian.Për të diskutuar për sfidat e biznesit dhe për të përcaktuar axhendën e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Unionit Europian, Parlamenti Europian thirri 856 njerëz të biznesit nga e gjithë Europa, në konferencën e Dhomave të Tregtisë “Eurochambers Connecting bussines to Europe", që u mbajt në Bruksel.Për herë të parë, edhe biznesi shqiptar, u bë anëtar me të drejta të plota të këtij Parlamenti, me një mandat 3-vjeçar, me të drejtën e votës.Kryetari i Dhomës së tregtisë, Nikolin Jaka, zbulon për “Ora News”, diskutimet mbi të cilat u ngrit konferenca “Connecting Bussines to Europe” dhe rëndësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në këtë konferencë."Është një mundësi realisht e mirë për sipërmarrjen shqiptare, pasi Shqipëria kësaj rradhë prezantohet me 7 përfaqëues, të cilët janë anëtarë me të drejta të plota të këtij parlamenti, me një mandat 3 vjeçar.Ky grup përfaqësuesish ka vendosur tashmë dhe strukturën këtij parlamenti në Shqipëri, ku bordi i kësaj strukture janë të 7-të anëtarët pjesëmarrës të parlamentit dhe do të ketë edhe një sekretariat, i cili do të ketë komunikim të përhershëm me Parlamentin e Sipërmarrjes Europiane, por njëkohësisht edhe me Parlamnetin Europian.Shqipëria tashmë është anëtare e Sipëmarrjes së Parlamentint Europian me të drejta të plota sugjerimi, mendimi, hamendimi dhe votimi” – u shpreh Jaka.Edhe kryetari i Dhomave të Bashkuara të tregtisë dhe Industrisë Ilir Zhilla, çmoi vendimarrjen e qeverisë së re të PE-së, për të nisur detyrën me fokus biznesin."Ky është një akt shumë domethënës për rëndësinë e madhe që i jep ekonomisë, mbështetur të sektori privat, Komisioni Europian i drejtuar tashmë nga zoti Junker, një nga ekonomistët dhe financierët më të zotët të Bashkimit Europian.Ajo që është e rëndësishme është se ne për herë të parë u bëmë pjesë e vendimarrjes dhe e hartimit të problematikave dhe propozimeve, që biznesi europian do t’i paraqesë Parlamentit Europian dhe më pas Komisionit Europian.Të cilat hap pas hapi do të kthehen në direktiva që janë të obligueshme për të gjitha qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian, - përfshi dhe vendet kandidate të Bashkimit Europian, siç është Shqipëria dhe vendet e rajonit tonë. Ky është një lajm i mirë, uroj që ta ndjekin pas edhe mjaft grupe të tjera interesi” – theksoi Zhilla.Me sa duket, biznesi shqiptar ia arriti të bëjë, atë që politika shqiptare nuk po e bën dot për dekada të tëra.Të ulet si i barabartë me vendet e tjera të Unionit, dhe të ketë të drejtën e votës.Shqipëria kthehet kështu në pjesëmarrëse të përhershme të Parlamentit Europian të Sipëmarrjeve, një konferencë që mbahet një herë në 2 vjet dhe që fillesat e saj i ka në 14 tetor të vitit 2008.