Berat, firmosi për prishjen e objekteve të bazës ajrore, dërgohet për gjykim Syrja Gjoka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2014, 13:23
Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Syrja Gjoka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 6 milionë lekësh.Gjoka me gradën gjeneral-brigade, ka qenë komandant i bazës ushtarake ajrore të Kuçovës.Sipas prokurorisë hetimi ka nisur pas materialit referues të Policisë Ushtarake në muajin nëntor 2013. Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Beratit ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Gjoka ka fallsifikuar nënshkrimin e dy personave në një proces-verbal për prishje objektesh në inventarin e bazës ajrore Kuçovë.Po ashtu, nga veprimet e tij për prishjen e disa objekteve, i ka sjellë shtetit dëm ekonomik mbi 6 milionë lekë të reja.