Vlorë, kavoja e ish-teleferikut gati të bjerë mbi fshatin Kaninë

Vlorë - Gati për t’u këputur, kablloja e ish-teleferikut, që dikur lidhte guroren me fabrikën e çimentos, duke i shërbyer kësaj të fundit për lëndën e parë. Nëse kjo kabllo këputet, rrezikon banesat dhe jetën e banorëve të fshatit Kaninë dhe zonës përreth ish-fabrikës së çimentos. Por jo vetëm kaq. Ajo mund të shkaktojë dëme të mëdha, pasi poshtë saj kalon linja e tensionit të lartë 6000 volt e fshatit Kaninë.Përmes ish-teleferikut të ndërtuar që në 1957-ën, transportoheshin gurë që thyheshin në Kaninë e më pas përpunoheshin në fabrikën e çimentos. Ky teleferik ka qënë në funksion për 40 vjet me radhë deri në vitin 1994.Banorë të Kaninës shprehen se u rrezikohen jeta dhe shtëpitë, ndërsa pohojnë se shqetësimin e kanë shprehur dhe në komunën Qendër, e cila e ka nën juridiksion, zonën në fjalë. Problemi i tyre nuk ka marrë asnjë zgjidhje , ndërsa duket se rreziku shtohet nga dita në ditë.Por problemi nuk përfundon këtu.Vetë banorët ngrenë dhe një tjetër shqetësim, atë të vjedhjes së shtyllave mbajtëse të kavos së teleferikut, me qëllim shitjen për skrap. Ndërhyrja nga çdo person i paautorizuar në sistemin mbajtës të kavos së teleferikut mund të sjellë pasoja të rënda.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_402755" align="alignleft" width="640"] Kavoja e ish-teleferikut[/caption][caption id="attachment_402756" align="alignleft" width="640"]kavoja 2 Kavoja e ish-teleferikut[/caption]kavoja 4 kavoja0 kavoooo