Lushnje, arrestohen 2 vëllezër për vjedhje të objekteve të kultit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2014, 11:06
Lushnje-Policia ka arrestuar 2 vëllezër pasi akuzohen se kishin vjedhur objekte kulti.Burime të uniformave blu të qytetit të Lushnjës bën të ditur se personat e arrestuar janë Fatjon dhe Landi Bico 30 dhe 33 vjeç.Dy vëllezëerit ishin nën hetim për vjedhje të biçikletave, por u kapën duke vjedhur edhe objektet e kulti në një institucion fetar.Në cilësinë e provës materiale dy vëllezërve iu sekuestruan një këmbanë, disa ikona, motorçiklete dhe disa mjete të tjera.