Policia nis pastrimin e rrugëve në Hong Kong

Që në orët e para të së premtes, qindra policë në Hong Kong nisën bastisjen e rrugëve kryesore të qytetit, të pushtuara tashmë prej tre javësh nga protestuesit që kërkojnë demokraci. Ata hoqën shumicën e barrikadave në zonën Mong Kok, e banuar nga klasa punëtore dhe më pas të gjitha zonat rreth portit, deri në afërsi të zyrës së liderit të Hong Kongut.Operacioni u krye teksa shumica e protestuesve ishte në gjumë në çadra. Pavarësisht nga përleshjet e dhunshme gjatë operacioneve për të pastruar rrugët kryesore, policia ka hasur pak rezistencë.Protestuesit shikonin se si eskavatorët merrnin tendat dhe çadrat e tyre, duke u shprehur se duan të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe nuk luftojnë ndaj partive të veçanta politike apo policisë. Ata thonë se luftojnë për demokraci. Pati edhe disa raste sporadike, ku protestues me maska nuk pranonin të largoheshin nga çadra e tyre, duke deklaruar se nuk heqin dorë deri sa ëndrra e tyre të bëhet realitet. Gjithsesi situtata mbeti disi e tensionuar në rrugët kryesore, ku protestuesit nisën të fyejnë policët me sharje dhe parrulla, por nuk pati kundërpërgjigje nga ana e policisë. Gjithçka duan protestuesit, janë zgjedhjet e lira në 2017-ën, për të cilat as Hong Kongu dhe as autoritetet kineze nuk bien dakord.Oranews.tv