Luftë hakerash Shqipëri-Serbi, sulmohet faqja zyrtare e RTSH-së

Tiranë-Vijon lufta mes hackerave shqiptarëve dhe atyre serbë. Këta të fundit kanë sulmuar mbrëmjen e sotme faqen zyrtare të Radio Televizionit Publik Shqiptar, duke vendosur fotografi të djegies së flamurit shqiptar dhe mbishkrime si “Kosova është zemra e Serbisë”.Hackerat serbë kanë publikuar fotografinë e Ivan Bogdanov, teksa djeg flamurin shqiptar në stadiumin e Genovas në Itali. Sulmi ka zgjatur disa minuta, pasi ekspertët e RTSH-së kanë mundur ta rikthejnë faqen në normalitet.Më herët gjatë ditës, hackerat serbë sulmuar faqen zyrtare e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” unishk.edu.al.