Rama konfirmon vizitën në Beograd: Të mos udhehiqemi nga urrejtja e të kaluarës

Boston- Kryeministri Edi Rama heq çdo dyshim: Do të shkojë në Beograd më 22 tetor.Thotë se është i zhgënjyer nga komentet e autoriteteve serbe pas dronit në stadium e Partizanit, por zotohet se do të çojë përpara planin e tij për vizitën, në Beograd, javën e ardhshme .Në një prononcim për Reuters, të enjten e 16 tetorit, nga Bostoni i SHBA-së, ku ndodhet, kryeministri deklaron se nuk do të lejojë vërejtjet apo deklaratat e zyrtarëve serbë, se  vëllai i tij ka qenë përgjegjës për dronin, të shtyjë vizitën e planifikuar më 22 tetor.  Një vizitë e cila është e para e një lideri shqiptar pas 70 vitesh."Nuk duhet të udhëhiqemi nga kjo lloj politike e të kaluarës dhe urrejtjes së të kaluarës. Ne nuk duhet të udhëhiqemi nga ajo çfarë ndodhi në ndeshjen e futbollit” ka thënë Rama jashtë Universitetit të Harvardit në Boston, pak para se të mbante fjalën atje. “Jam shumë i vendosur të eci përpara”Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të tensionuara që prej incidentit të së martës (14 tetor) në stadium, që filloi me hedhjen e fishekzjarreve dhe lende tymuese dhe u përshkallëzua kur një dron valëviti një flamur me hartën e Shqipërisë së madhe, duke shkaktuar përleshje në fushë dhe më pas ndëprerjen e lojës.Paraditen e 16 tetorit ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanoviç deklaroi se incidenti tregoi se Shqipëria nuk është “maturuar mjaft” për t’ju bashkuar familjes europiane."Ne ndihemi vërtet keq dhe vërtetë të zhgënjyer rreth asaj çfarë ndodhi dhe rreth mënyrës si autoritetet reaguan. Është e pabesueshme” tha Rama në intervistën për Reuters.Rama nënvizoi se për të shmanguar çdo shpërthim dhune Shqipëria nuk kishte dërguar tifozë për të ndjekur ndeshjen përvecse një grup prej 45 personalitetesh përfshi këtu dhe vëllanë e tij.Grupi ishte kontrolluar në mënyrë të kujdesshme nga autoritet serbe, shtoi ai.“Nuk e kuptoj si dikush mund të fuste një dron apo një flamur kur as shallat me simbolet shqiptare nuk janë lejuar të futen në stadium”- tha Rama duke shtuar- është e qartë se objekti fluturues erdhi nga jashtë stadiumit.Ai shtoi gjithashtu se përse media nuk llogarit edhe thirrjet e kërcënimet: “vritini shqiptarët”, si dhe fyerjet etnike që u përdorën gjatë ndeshjes.Si Serbia dhe Shqipëria synojnë që një ditë të bashkohen në BE. Marrëdhëniet mes dy vendeve prej kohësh janë të tensionuara për shkak të Kosovës e cila ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia në 2008.“Nuk do të përgjigjemi në të njëjtë mënyrë të vjetër për të cilën rajoni ka vuajtur kaq shumë. Ne jemi në paqe jo sepse ne jemi ëngjëj por sepse ne jemi të bindur se Europa është destinacioni ynë dhe ne duam të bëhemi pjesë e familjes europiane si një vend anëtar i BE-së.Raportoi nga Bostoni për Reutares: Scott Malone