Budva, ministrja Kodheli takon homologët e Europës Juglindore
Budva -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore në Ministerialin Gjithëpërfshirës Rajonal që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.Tema kryesore e diskutimit në këtë takim ishte forcimi i bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë në funksion të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit përballë zhvillimeve të rëndësishme gjeopolitike.Ministrja Kodheli në cilësinë e drejtueses së ministerialit SHBA - A5 i vlerësoi konkluzionet e tij të suksesshme dhe shumë të rëndësisshme. Shqipëria gjeti mbështetjen e SHBA në propozimin që vendet e A-5 të mund të marrin pjesë në një mision të atashuar në Resolute Support Mission në Afganistan në përmbushje të detyrimeve të NATO.Ministrja Kodheli gjatë këtij ministeriali zhvilloi edhe disa takime dypalëshe.Fillimisht ajo u takua me zv/asistenten e sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Euro - Azinë, Evelyn N. Farkas. Zyrtarja e lartë amerikane e garantoi edhe një herë tjetër ministres Kodheli për mbështetjen e padiskutueshme të SHBA, në proceset e rëndësishme integruese që Shqipëria ka përpara.Farkas vlerësoi me nota pozitive rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. Gjithashtu, ministrja Kodheli dhe zv/asistentja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, diskutuan edhe për zhvillimet më të fundit në fushën e Mbrojtjes dhe rrezikun që vjen nga kërcënimet e ndryshme globale. Me këtë rast, Farkas falënderoi ministren Kodheli dhe qeverinë shqiptare për rreshtimin e tyre në krah të aleatëve në luftën kundër ISIS.Gjatë vizitës së saj Kodheli ka zhivlluar një takim edhe me homologen e Malit të Zi, Milica Pejanovic dhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.Ministrja Kodheli pati një takim të veçantë edhe me ministrin turk të Mbrojtjes, Ismet Yılmaz ku vlerësuan maksimalisht marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ushtrive tona, si dhe nënshkruan protokollin e zbatimit për asistencën financiare.Oranews.tv