Pasardhësi i Skënderbeut, Xhorxho Maria: Ka ardhur koha të njihemi zyrtarisht
Tiranë – Nëse Shqipëria njeh sot, së paku mediatikisht një princ - nipin e Ahmet Zogut – i cili ka dhe poste në administratën e shtetit shqiptar, një tjetër princ, me rrënjë shumë më të lashta dhe të ngulura thellë në histori, kërkon të njihet zyrtarisht: Pasardhësi i Skënderbeut, Xhorxho Maria Kastriota Skanderbeg (Giorgio Maria Castriota Scanderbeg).Pak i njohur në Shqipëri, Xhorxho Maria, paraardhësit e të cilit prej mëse 500 vjetësh kanë jetuar në Itali ku ai ende vazhdon të jetojë, që pas vendosjes së kolonive shqiptare atje, ka dëshirë që shteti shqiptar ta njohë atë zyrtarisht me qëllimin e vetëm që ai të mund të angazhohet, të kontribuojë nëpërmjet veprimtarive, promovimeve, në kultivimin e traditave më të mira arbëreshe dhe veçanërisht, të mbajë të gjallë origjinën dhe historinë e Heroit tonë Kombëtar.I ftuar në studion e “Ora News” nga gazetarja Jonida Shehu, në emisionin "Natën vonë", Xhorxho Maria Kastriota Skanderbeg ka rrëfyer pemën e tij gjenealogjike, të legjitimuar që në 1912-ën nga kryeministri italian i kohës dhe depozituar në arkivat e Romës.I pyetur se çfarë do të donte “të rregullonte” në historinë e Gjergj Kastriotit në Shqipëri, Xhorxho Maria tha: “Le të themi që ajo që unë do doja të rregulloja, të sistemoja, është diçka shumë e gjërë. Nuk duam gjëra të mëdha, por duam që të na njohin zyrtarisht.Dua të them se pasi mbaron kjo intervistë, unë do t’i kthehem jetës së përditshme. Po kështu edhe familja ime. Ka një problem këtu, se askush nuk flet për familjen tonë. Edhe kur erdhëm dhe takuam Zv.kryeministrin... Na u tha se do të kontaktojmë me ambasadën në Romë e gjithë të tjerat, por në fakt asgjë. Kjo më bën të mendoj për një interes të momentit: Mbërriti një njeri në Shqipëri me mebiemrin e Skënderbeut dhe …harrohet gjithçka.Nëse Gjergj Kastriot Skënderbeu për Shqipërinë është i rëndësishëm, nuk është e rëndësishmë të dihet vetëm se ne ekzistojmë, por duhet bërë dhe diçka. Dua të më angazhojnë, dua të më thonë: Unë kam nevojë të bësh këtë gjë!Arbëreshët janë njerëz që shpesh dhe me shumë dëshirë më marrin në shumë aktiviteve, inagurime, inagurime edhe të busteve të Skëndebeut; kjo është diçka shumë e këndshme. E kam nder që jam pasardhës i Skënderbeut dhe e kam detyrim që ta çoj përpara këtë traditë, që të gjithë të dëgjojnë anën pozitive për këtë nder që ne e kemi tonin.”Historia e familjes Kastrioti në Itali“Ata që më njohin, me të cilët kam kontakte familjare apo për shkak të punës, më thërrësin “princ”; ata e njohin historinë tonë, - rrëfeu Xhorxho Maria. – Por le të flasim pak për historinë. Kur Gjergji ndërroi jetë, i biri Gjoni erdhi në Itali sëbashku me të ëmën. Më parë Gjergji kishte ndihmuar Mbretin e Napolit, por edhe Papën, ndaj e njihnin në Itali si njeriun që udhëhiqte e mbronte Vatikanin në atë kohë nga sundimi turq. Si rrjedhojë, Mbreti i Napolit e mirëpriti bashkëshorten e Gjergjit dhe gjithë familjen e tij.Më pas, në Pulia pati një emigrim të shqiptarëve në Itali. Ata arritën të vendosen në disa territore dhe kolonizuan këtë pjesë të qytetit dhe vendit. Ata sollën me vete disa tradita, që Shqipëria e sotme nuk i ka e ata i kanë ruajtur mirë. Për shembull, gjuha arbëreshe që flitet në ato vende nuk është e njejta gjuhë shqipe që flitet këtu. Duke shkuar në këto vende arbëreshe mund të zbulohet se ata kanë tradita historike, që ndoshta edhe sot ju nuk i njihni. Më kanë thënë që gjuhën arëbereshe ata dinë ta flasin, por nuk dinë ta shkruajnë.” Pema gjenealogjike e familjes Kastrioti“Kemi këtu pemën gjenealogjike të familjes, e cila është shumë e madhe, - tha gazetarja Shehu. - A mund ta shohim se deri ku mbërrin dega?”Xhorxho Mario shpjegoi: “Rrënja jonë mbërrin nga Akili dhe aty ka një sëri emrash. Filipo është paraardhësi ynë; Ferdinando, që ishte gjyshi im. Pastaj im atë. Xhorxhio, i biri, është xhaxhai im, që nuk jeton më dhe ka ardhur disa herë. Ai pati dy vajza. Gjithsesi, unë jam pasardhësi i fundit i Filipit. Unë, për të qënë i qetë, kam dy djem dhe jam i qetë. Filipo Maria dhe Alesandro Mario.Fëmijëve, u jepja biberonin dhe “Skënderbeun” për darkë…Bëj shaka. Ne, familja jonë, jemi koshientë, në mënyrë natyrale, për origjinën tonë shqiptare, çdo ditë. Nuk është se mburremi, por në shtëpinë tonë, në studion time, zë një vend mjaft të madh flamuri shqiptar, librat, vizatime. Kemi një pikturë shumë të bukur në shtëpinë e Napolit, që zë vend në sallonin tonë. Atje është Gjergji me gjithë këtë peshën e tij. Ne dhe fëmijët tanë jemi rritur duke u ushqyer me Skënderbeun.” Ardhja në Shqipëri dhe pritja nga zyrtarë shqiptarët"Unë që kur u rrita, fillova të kuptoj se në Shqipëri nuk mund të hynim, se ishin regjime të tjera. Por në regjimet e mëparshme, me emrin dhe mbiemrin tim, do të ishte diçka e vështirë, - tregoi Xhorxho Mario. - Por kur erdhi mundësia, xhaxhai im hapi rrugën, edhe pse gjyshi kishte qënë më parë në Shqipëri, me rastin e martesës së Mbretit Zog. Në shtëpinë time gjendet bomboniera e martesës së Zogut. Por unë gjithmonë kam pasur dëshirë, dëshirë për të ardhur njëherë me një ftesë qeveritare, pas disa kontakteve me ambasadën, me z.Kola kur ai ishte në Romë dhe miq të tjerë si Visar Zhiti apo Ylli Polovina - një studiues që njeh diasporën, di shumë gjëra që unë nuk i di, ka qënë një i afërm i familjes sonë, njohës i thellë i familjes sonë. Kam dhe një libër të tij: “Pasardhësit e Skënderbeut , si u mbajtën fshehur”, që unë e kam lexuar shpejt.Për sa kohë nuk flas shqip, nuk e njoh mirë; ka shumë paragrafë që kanë të bëjnë për familjen time, historinë time. Unë kam arritur të kuptoj ashtu përciptazi, nuk është se e kuptoj të tërë atë që është shkruar, por më është dukur se shoh në disa radhë, gjëra që ne i kemi thënë përballë njeri tjetrit apo që ai më ka treguar të historisë familjare.”Gazetarja Shehu bëri një ndërhyrje për librin e shkruar nga Ylli Polovina: “Pasardhësit e Skënderbeut, si u mbajtën fshehur”. Në libër thuhet: Italia, dheu tjetër i Kastriotëve. Portreti në kopertinë është i Dukës Ferrante, nipit të Skënderbeut, biri i të djalit të tij të vetëm, Gjonit. U zbulua për herë të parë në Leçe në pranverë të 2013-ës nga studiuesi italian Luixhi Galante.” Lidhjet me degët e tjera të familjesPër këtë pikë, Xhorxho Maria sqaroi: “Në përgjithësi, lidhje nuk kemi pasur për shumë vite, sepse si ndodh rëndom, kush nuk i njihet kjo e drejtë, tenton të shfaqë supermaci. Pra, bindja e tyre për shumë vite ishte që ishin ata pasardhësit. Dega jonë është një lëvizje modeste, ne nuk kemi nevojë ta provojmë këtë: Ne jemi dhe pikë! Kemi pasur kontakte me familjen në Leçe, me z.Aleksandro, që ka qënë edhe këtu, kemi folur në telefon, kam folur edhe me të afërm të tjerë, por nuk është se ne frekuentohemi, nuk është se takohemi. Kemi raporte miqësie, por vetëm kaq.”Si provohet që Xhorxho Maria është pasardhës i Gjergj KastriotitPyetjes në është e lehtë apo e vështirë të provohet se ai është pasardhës i Gjergj Kastritikt, Xhorxho Maria iu përgjigj: “Jo, nuk është e vështirë, sepse pema e familjes që po tregojmë ndodhet e depozituar në arkivat e Romës dhe është njohur nga Kryeministri në 1912-n, pra, është legjitimuar, pra, është marrë e mirëqënë. Pastaj në botë, gjërat i vendosim në kohë, i fiksojmë. Ajo që ne dimë është se ne jemi pasardhës të Gjergjit dhe ashtu si Gjergji, ne duam të mbrojmë origjinën dhe tokat tona".ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_402627" align="alignnone" width="640"]
Xhorxho Maria Kastriota Skanderbeg në "Ora News"[/caption][caption id="attachment_402629" align="alignleft" width="640"]
Libri "Pasardhësit e Skënderbeut, si u mbajtën fshehur" i studiuesit ylli Polovina[/caption]