Hollandë, kapen 130 kg kokainë nga Panamaja, mes 3 të ndaluarve një shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2014, 21:02
Një sasi prej 130 kg kokainë, e cila në treg kap vlerën e 4.5 milionë eurove është sekuestruar në portin e Roterdamit, shkruajnë mediat hollandeze. (Në foto: Droga e sekuestruar)Ngarkesa e lëndës narkotike ishte paketuar në 5 çanta sportive dhe ishin fshehur mes një kontenier me fara susami.“Ngarkesa erdhi me një anije nga Panamaja” raporton faqja online nltimes.nl. Tre persona janë arrestuar në port. Të dyshuarit janë nga Shqipëria, Panamaja dhe Hollanda.Mendohet se tre personat ishin pritësit e drogës. Të arrestuarit janë paraqitur dje para gjykatës ndërsa droga është shkatërruar.