Duka: Shqiptarofobi në Beograd, flamuri pa konturet kombëtare

Tiranë - Historiani Ferid Duka, incidentin e ndodhur në Beograd, gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e ka cilësuar si një shpërthim të llahtarshëm të shqiptarofobisë.Në një intervistë në RTV “Ora News”, në studio me gazetaren Jonida Shehu, Duka tha se duke i bërë një krahasim të qartë flamurit që u valvit mbi stadiumin "Partizani" në Beograd dhe flamurit autentik që ka pëfaqësuar Shqipërinë ndër vite, nuk ka një ngjashmëri.Së fundmi historiani ka vlerësuar reagimin e shqiptarëve ndaj një ngjarje të tillë, por u ndal duke dhënë një mesazh, që tani e tutje situata të mos bjerë pre e provokimeve të qarqeve shqiptarofobe.“Ngjarja në stadiumin “Partizani” të Beogradit, ishte një shpërthim i llahtarshëm -i egër- i shqiptarofobisë dhe padyshim që la të dëshpëruar çdo njeri, brenda Shqipërisë apo edhe jashtë saj.Së dyti një element që e komplikoj akoma më shumë, ishte flamuri që qarkulloi nëpërmjet një droni në stadium.Padyshim që duhet thënë se shqiptarët kanë të drejtë, kanë të drejtë të demostrojnë emocione dhe përkrahje për skuadrën e tyre, aq më tepër që ndeshja luhej në Beograd dhe këtu dihej qëndrimi që mbajti Beogradi për t’i vënë barrierë të pakuptueshme, të tifozëve shqiptarë.Reagimi me flamurin nuk di nga erdhi. Por flamuri që zbriti, apo që qarkulloi mbi fushë, ishte një flamur i cili më çuditi. Flamur i cili ishte jo flamuri autentik qartësisht i njohur, që e kanë mbajtur shqiptarët në kohë ngjarjesh të mëdha dhe vazhdojnë t'a mbajnë akoma. E kanë një referencë themelore të identitetit të tyre, të historisë së tyre.Në opinionin tim ishte një flamur i kompozuar dhe i sajuar me elementë të cilin dilnin jashtë kontureve të flamurit tonë kombëtarë. Me element siç ishte harta për shembull, apo shtesa të tjera; të cilat sipas meje janë të palejueshme për një gjë që i bëhet e dëmshme një populli apo një shteti, që flamurin e ka gjënë e tij më të shenjtë.Edhe elementi i shkrimit tentonte të sensibilizonte për atë që të gjitha këto territore të përfshira brenda kontureve të kësaj harte, me të cilën tentohej të tregohej Shqipëria etnike, janë të banuara nga shqiptarë autokton. Jo shqiptarë të ardhur në ato troje, sikundër i ka konsideruar historikisht propaganda serbe, apo qarqe të tjera ballkanike. Të clat nuk kanë dashur shtrirjen e shtetit shqiptar në kufinjtë e Shqipërisë etnike.Shqiptarët bënë mirë që reaguan në atë mënyrë, ndaj këtyre akteve të shëmtuara. Ajo që doja të theksoja, që ne këtëj e tutje është e mira që mos biem në provokimin e qarqeve shqiptarofobe rreth nesh. Është e mira që pikat themelore të axhendës tonë shqiptare sot, duhet të jenë begatimi ekonomik i gjithë hapësirës shqiptare kudo” – tha Duka.Intervista e plotë e Ferid Dukës në Ora News